Një autoveturë është djegur sot në autostradën e re Kashar-Thumanë.

Makina tip ‘Ford Focus’ thuhet se ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset e Vorës dhe paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.