Një zjarr ka përfshirë një banesë ne lagjen Mbrostar në Fier dhe për pasojë anëtarët e dy familjeve kanë mbetur në qiell të hapur.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, në këtë ndërtesë banonin dy vëllezërit Kadri dhe Sokol Lipe.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëme dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë shuar flakët.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë zjarr, por deri tani ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Nga flakët janë shkrumbuar të gjitha dhomat e vëllezërve Lipe, duke u djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.
Dy familjet që tashmë kanë mbetur në qiell të hapur kërkojnë ndihmë nga shteti pasi gjithçka që kishin u janë djegur plotësisht.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

VIDEO