Digjet banesa në Shkodër, humb jetën e moshuara 85-vjeçare (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotmë  në Shkodër ku një e moshuar 85-vjeçare ka humbur jetën pasi është djegur brenda banesës së saj.  

Mësohet se viktima Laje Bejtja, 85 vjeç e cila mësohet se është asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që përfshiu shtëpinë e saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime për Report TV, mësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Daniel Matlia, në rrugën e Koplikëve.

Banesa ku jetonte e vetme ka marre flakë dhe e moshuara është asfikuar. Forcat e zjarrëfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa kjo e fundit po heton për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 11.01.2019 në orën 11:20 në lagjen “Daniel Matlia”, rruga Koplikëve Shkodër në banesën e shtetasit I. I. ka rënë zjarr dhe për pasojë ka gjetur vdekjen nga asfiksia shtetësja L. B. 85 vjeçe, e cila u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Zjarrfikëses dhe shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?