Digjet droga në Shqipëri, Shkodra
e Vlora "Lazarati i dytë" i kanabisit

Digjet droga në Shqipëri, Shkodra<br />e Vlora
Shkodra dhe Vlora duket se po “konkurrojnë” Lazaratin sa i përket kanabisit. Vendet ku policia zbulon sasi të konsiderueshme të kanabisit janë pikërisht fshatrat e thellë të Shkodrës dhe te qytetit bregdetar. Këtë të mërkurë, Policia e Shtetit zbuloi mbi 2300 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Kjo sasi e konsiderueshme droge e cila u zbulua vetëm gjatë një dite të aksionit të policisë kundër kultivimit të kanabisit, është asgjësuar përmes djegies ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Parcelat ku ishte mbjellë lënda narkotike janë pa pronar, dhe policia e Shkodrës në njoftimin e saj zyrtar thotë se po punon për të identifikuar dhe arrestuar kultivuesit e kanabisit.
 
Në vëndin e quajtur Mellagë në fshatin Kroni i Madh janë gjetur dhe dhe asgjesuar:
7 parcela me 1047 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva
 
Në vëndin e quajtur Kroni i Kuq në fshatin Barcoll
12 parcela  me 813 rrënjë bimë narkotie Canabis Sattiva. Këto bimë kishin gjatësi nga 70-110 cm.
 
Në fshatin Mes Mysylim:
2 parcela me 120 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
 
Në vëndin e quajtur Bjeshkët e Dragonit në fshatin Xhaj
2 parcela me 362 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
 
Në Vlorë, policia zbuloi 19 parcela me 3627 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” në dy fshatra të Vlorës
 
Në fshatin Mazhar, në vendin e quajtur “Pylli i Qelbësit”, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie  11 Parcela me 2735-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësia 15-150 cm.
 
Në fshatin Romës, në një zonë të pyllëzuar, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 8-Parcela me 892-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi 10-170 cm.
 
Polici pa punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Në Lezhë policia asgjësoi 1336 rrënjë kanabisi dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
 
Në  fshatin “Gjobardhaj” Ungrej-Lezhë , në vendin e quajtur “Shpati i Gjadrit” në zonë pyjore të shpyllëzuar u gjetën tre parcela ku ishin të kultivuara 208 bimë të dyshuara narkotike Canabis Sattiva me lartësi 80-130cm.
 
Në fshatin “Gernac”, Milot-Kurbin, në vendin e quajtur “Mali i Shkretë” në zonë pyjore të shpyllëzuar,u gjetën 9 parcela ku ishin të kultivuara  1128  bimë të dyshuara Canabis Sattiva me gjatësi 1 deri 1.5 m. 

lezhe kanabis

Në Fier,
33-vjeçari Eglivan Atija nga fshati Suaj u arrestua pasi në banesën e tij u zbuluan 50 rrënjë kanabis me lartësi 70-150 centimetra. Veç akuzës së kultivimit të drogës, policia thotë se ndaj tij rëndon edhe dënimi me 2 muaj dhe 20 ditë burg për drejtimin e makinës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor, vepër penale për të cilën ishte shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump