Një makine i është vënë zjarri gjatë natës në fshatin Halil në Krujë.
Makina tipit akina tip Mercedes B Class e cila është djegur e parkuar në oborrin e shtëpisë është në pronësi të Bashkim Vogës, ky i fundit me profesion elektriçist.
Report Tv mëson se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa kanë qenë disa persona te pa identifikuar te cilët kanë thyer xhamin e makinës me çekiç dhe e kanë spërkatur më pas atë me lëndë djegëse benzinë.
Ne ato momente familjarët kanë dëgjuar zhurma dhe kanë dalë duke kapërcyer murin rrethues në ndjekje të autorëve. Autorët janë arratisur por kanë harruar në vendngjarje çekiçin me të cilin kanë thyer xhamin e autoveturës dhe pak me tutje bidonin e benzinës.
Pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen pse mund t'ia kenë djegur makinën. Në vijim shqiptarja.com do tju mbajë të informuar me detaje të reja mbi ngjarjen.
Makina e cila është djegur e parkuar në oborrin e shtëpisë së Bashkim Vogës në Krujë ishte e tipit Makina tip Mercedes B Class.
Pronari i makinës Bashkim Voga me profesion ishte elektriçist. Report Tv mëson se kanë qenë disa persona te pa identifikuar te cilët kanë thyer xhamin e makinës me çekiç dhe e kanë spërkatur me lëndë djegëse benzinë.
Ne ato momente familjarët kanë dëgjuar zhurma dhe kanë dale duke kapërcyer murin rrethues.
Autoret kanë harruar ne vendngjarje çekiçin me të cilin kanë thyer xhamin e autoveturës dhe pak me tutje një bidon me benzin.
Pronari i makinës deklaron qe nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen pse mund tja kenë djegur.
Kjo është makina e cila është djegur e parkuar në oborrin e shtëpisë së Bashkim Vogës në Krujë. Siç shihet dhe nga pamjet makina është shkrumbuar nga zjarri.