Një automjet tip furgon është djegur gjatë natës në oborrin e një banese në Vlorë.

Më një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen "1 Maji".

Ndërkohë, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tip "Pegeot",i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të një personi me inicialet E.Gj, banues në Vlorë.

Fillimisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende identiteti i pronarit të furgonit të djegur.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.