Digjet Kolorado, regjistrohen tre viktima, Biden shpall gjendjen e katastrofës

Digjet Kolorado, regjistrohen tre viktima, Biden shpall gjendjen e katastrofës

Banesë në Colorado pas djegies e mbuluar nga dëbora

Zjarret që kanë përfshirë dy qytete në Kolorado të SHBA-së, kanë sjellë viktima dhe një bilanc të pallogaritshëm dëmesh. Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve.

Viktimat sipas sherifit të qarkut, jetonin të gjithë në banesat që u përpinë nga zjarri, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ndërtesat ku ata ndodheshin u shkatërruan plotësisht nga flakët, ndërsa më pas u mbuluan nga bora që ra pas këtij zjarri.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë evakuuar mijëra banorë të zonave të prekura ndërkohë që më shumë së 1 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe përfshirë nga flakët.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, duke përcaktuar edhe fondet federale për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura. Ky zjarr konsiderohet më shkatërrimtari në historinë e Kolorados. Ndërsa ekspertët janë duke hetuar shkaqet që shkaktuan flakët. Zjarri fillimisht nisi më 30 Dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare