Digjet plotësisht një nga godinat më të vjetra të qytetit të Vlorës, godina që në Vlorë njihej me emrin “Bombei”.Flakët kanë përfshirë tre katet e kësaj godine, ndërkohë që ajo ishte e pabanuar, pasi banorët që jetonin aty ishin larguar prej aty, nga pronari i godinës.

Menjëherë forca të shumta të zjarrfikseve dhe të policisë kanë larguar banorët si dhe kanë mbajtur një perimetër , pasi flakët ishin të mëdha dhe brenda në banesë, siç duket dhe nga pamjet kishte shpërthime, të cilat mendohet se mund të kenë qënë fishekë.

Godina ndodhej në rrugën muze të qytetit të Vlorës, “Justin Godard” dhe prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit edhe pse aty kanë banuar disa familje.

Kjo godinë, në formën e një pallati, eshte ndertuar ne shek 19. Sipas historianit Novruz Barjami kjo godine ka qene pronë e familjes Hoxha dhe qe prej shekulit te 19 është përdorur si hotel duke pasur emra të ndryshëm si internacionali apo Neë York.
Sipas historianit Barjami kjo godinë ka sherbyer edhe per qendrimin e delegateve ne kohen shpalljes së pavarsisë.
Ja njoftimi paraprak i policisë
Në orën 22:00 është marrë njoftimi se në një lagje të qytetit të Vlorës, ka rënë zjarr në një banesë!
Shërbimet e Policisë menjëherë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një banesë 3-katëshe, e pabanueshme në lagjen "4 Heronjtë" ose në vendin e quajtur "Muradie", është përfshirë pjesërisht nga flakët.
Shërbimet e Policisë bashkë me Shërbimet Zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Banesa është pronë e shtetasit: Sh.H. me banim në Tiranë.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se nuk ka dëmtime në njerëz.
Po kryen hetimet për sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO