ELBASAN- Digjet makina në pronësi të punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, shtetasit L.L.
Automjeti tip''Opel Corsa'' me targa EL 7510 B është djegur pjesërisht mëngjesin e sotëm, në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve për Report Tv, djegia e makinës dyshohet të jetë e qëllimshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ''Sul Paprri'', para derës së banesës së punonjësit të SHISH
Autorë ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën dhe ai është karbonizuar menjëherë edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur shpejt zjarrfikëset.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com