VLORE- Gjatë natës në qytetin e Vlorës është djegur automjeti tip Opel me targa AA 851 JN në pronësi të një radiologu.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori”, rruga "Merjeme Gjomemo".
Zjarrvënia sipas policise dyshohet aksidentale, ndërsa më herët radilogu Egli Veliu kishte denoncuar mosfunkionimin e mamografisë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja
Një automjet tip ‘Opel Vektra’ është përfshire nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen 15 tetori të qytetit të Vlorës.
Automjeti me targa AA 851 JN ishte në pronësi të shtetasit Egli Veliu,mjek radiolog në repartin e Mamografisë pranë poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës. Mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të tij, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Për pasojë automjeti është djegur thuajse plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor nga drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës.
Mjeku: Djegia e qellimshme
Sipas policisë mendohet se automjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale, ndërkohë që pronari i mjetit Egli Veliu, shprehet se automjetit i është vënë flaka në mënyrë të qëllimshme, duke e lidhur ngjarjen ndoshta edhe me detyrën që kryen, pranë Poliklinikës së Vlorës.
Ky i fundit gjithsesi konfirmon se nuk ka ndonjë konflikt të mundshëm, ndërsa pret vijimin e hetimeve nga policia.
Automjeti sipas pronarit është djegur me benzinë në pjesën e përparme të tij, teksa flakët e kanë përfshirë thuajse të gjithë, ndërsa priten hetimet e policisë për të hedhur më shumë drite rreth ngjarjes së rëndë.
Pronari i mjetit pak ditë më parë ishte subjekt i një emisioni investigativ pranë Tv Klan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com