DURRES- Një automjet me targa italiane ka marrë flakë pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë daljes së Sukthit.
Sipas policisë së Durrësit nuk ka të lënduar në njerëz, por automjeti është shkrumbuar i gjithi si pasojë e një mase elektrike.
Ngjarja u shënua rreth orës 10:30 minuta, ndërsa në foton me rreth të kuq tregohen valixhet që janë mundur të nxirren nga automjeti.

(Foto: Valixhet që u arrit të nxirren nga makina e cila u përfshi nga flakët)
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com