Një ditë pas zjarrit që i mori jetën nënës 35 vjecare Elda Shehut dhe foshnjës së saj 6 muajshe, duken më të qarta gjurmët që la pas tragjedia e mbrëmjes së djeshme në Tepelenë, në apartamentin e Genci Shehut.
Tymi i flakëve të zjarrit ka shkuar deri në katet e sipërme të pallatit duke lënë gjurmë nëpër muret e jashtme të pallatit. Ndërsa brenda, apartamenti është i kyçur nga policia për shkak të vlerësimit të provave në terren nga grupi hetimor. Komshinjtë e 35-vjeçares, nuk rreshtin së akuzuari zjarrfikëset të cilat erdhën me vonesë në vendngjarje, ndonëse reparti zjarrfikës nga objekti në fjalë, ka një largësi gati 700 metra.
Komshinjtë jashtë kamerës, e pohojnë se zjarrfikësja, ka ardhur me 45 minuta me vonesë nga momenti i lajmërimit. Sipas komshinjve, nëse do të kishin ardhur në kohë, dy jetët do të kishin shpëtuar patjetër. Trupi i Elda Shehut është tërhequr nga morgu i Spitalit mëngjesin e sotëm për ta dërguar në fshatin Bëncë, tek banesa e të atit të 35-vjeçares.
Ngushëllimet janë pritur në banesën e babait të viktimës 35 vjeçare ku vëllezërit dhe familjarët, morën përsipër shpenzimet e varrimit dhe pritjen e ngushëllimeve në shtëpinë e tyre. Çifti Shehu, banonte me qera në apartamentin që u shkrumbua nga flakët në qytetin e Tepelenës në lagjen 15 Shtatori, ndërkohë që vetë e ndjera, ishte shtëpiake e papunë dhe rriste fëmijën e saj 6 muajsh.
[gallery]20332[/gallery]
I vetmi i vetëpunësuar, ishte bashkëshorti i saj Genci, i cili ka marrë një lokal me qera në Tepelenë ç’ka ka qenë edhe i vetmi burim të ardhurash familjare. Vetë Genci Shehu, momentin e tragjedisë, ka qenë në lokal dhe është lajmëruar nga komshinjtë. Ai ka ardhur por nuk ka mundur dot të shpëtojë të shoqen dhe foshnjën e tij ndonëse ka hyrë mes flakëve.
[gallery]20322[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO