Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët këtë të diel në aksin rrugor KorçëErsekë, pranë Qafës së Qarrit. Sipas informacioneve paraprake, mjeti është djegur pothuajse plotësisht, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti dhe nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.