VLORË- Një makinë është përfshirë nga zjarri në ecje e sipër në lagjen “10 Korriku”, pranë konsullatës italiane, në Vlorë.
Mësohet se makina është tip “Lancia” me targë AA 550 ET, në pronësi të Besmir Brahimi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 ku F.E ka tentuar të ndezi makinën por më pas ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ngjarjes.
Na u bë jeta ferre në Vlore nuk jetohet dot njereze te liqe
PërgjigjuIk në të satëme jeto me njerëz të mirë o dhjari gjormit
Ke të drejtë i helmuan njerezit