Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame, pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit më parë këtë muaj.
Gati 850 milionë euro të dhuruara janë mbledhur nga një grup donatorësh në një kohë rekord. Por ajo që ka shkaktuar më tepër impakt është donacionin modest i një vajze të vogël nga Britania e cila dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine.
“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli,”- i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon.”
Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.
“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi,”-tha Simon.
Dha sa kishte mundësi... Njësoj me tregimet e Ungjijve ku gruaja e vobektë dha të vetmin e të fundit denar që kishte dhe Jezui i tha që "Ti dhe më shumë nga të gjithë, se të kamurit vërtet japin më shumë, por ato japin nga tepricat që nuk u prishin punë, kurse Ti dhe të vetmen që kishe...
PërgjigjuIndigo ke ber super koment respekt.