Një makinë tip ‘Porche’ është përfshirë nga flakët në lagjen 24 Maji orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se mjeti me targa AB 707 PS është në pronësi të Daniel Qendrajt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të së martës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarri.
Komento