Digjet prej 24 orësh Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit! Nis ndërhyrja me helikopter nga ajri! Arrestohen 2 persona! Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin, shumica e zjarreve të qëllimshme

Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren malor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Një helikopter është dërguar në zonë ku deri tani ka shuar 3 vatra zjarri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundurar ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për situatën e krijuar në Malin e Tomorrit dhe mënyrën sesi po menaxhohet situata. Çako u shpreh se janë vendosur në dispozicion të gjitha forca e mbrojtjes civile së bashku me Forcat e Armatosura të cilat po bëjnë ndërhyrjen nëpërmjet ajrit me helikopter.

Në lidhje me dëmin e shkaktuar nga flakët, ai tha se është ende herët për ta llogaritur atë, por është djegur një sipërfaqje e konsiderueshme. Çako kishte një thirrje për të gjithë qytetarët që të tregohen më të kujdesshë sepse shumica e zjarreve shkaktohen nga dora e njeriut.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënies, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

Zjarri ka nisur ditën e djeshme në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Flakët në Malin e Tomorrit, Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin! Qytetarët të tregohen të kujdesshëm, shumica e zjarreve të qëllimshme

Flakët që kanë përfshirë Malin e Tomorrit vijojnë të jenë aktive. Në një lidhje telefonike për 'Report TV', drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për situatën e krijuar në Prakun e Tomorrit dhe mënyrën sesi po menaxhohet situata.

Drejtori Çako tha se terreni i vështirë ku ndodhet zona e përfshirë nga flakët e vështirëson mundësinë e shuarjes në kohë reale. Ai tha se janë angazhuar të gjitha strukturat e emergjencës civile, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të cilat po bëjnë të mundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter.

“Prej ditës së djeshme Mali i Tomorrit, ose më saktë Bashkia e Poliçanit në perfekturën e Beratit, është përfshirë nga flakët të konsiderueshme të cilat po djegin masivisht pjesë të shkurreve dhe pemëve në pjesën pyjore të Malit të Tomorrit. Janë angazhuar të gjitha strukturat e prefekturës të emergjencave civile të Mbrojtjes Civile të Bashkisë, por edhe të zonave të mbrojtura, Drejtoria Respektive e Zonave të Mbrojtura në Berat. Janë angazhuar edhe forca të tjera të strukturave qendrore, kryesisht të Forcave të Armatosura duke i mbështetur ata nga ajri. Terreni është shumë i vështirë, e vështirëson jashtë mase mundësinë e shuarjes në kohë reale të këtij zjarri i cili për shkak edhe të ndryshimit të herë pas hershme të rrymave të ndryshme të ajrit dhe të erës krijon problematika”, u shpreh Çako.

Sipas Çakos, shumica e zjarreve janë të qëllimshëm dhe shkaktohen nga dora e njeriut, prandaj ai iu bën thirrje të tregohen të kujdesshëm si edhe të ndihmojnë në fikjen e vatrave në momentin që i evidentojnë.

“Kapacitet e mundshme ne po i shfrytëzojmë të gjitha. Ato kapacitete që kemi jemi duke i vënë të gjitha në dispozicion. Iu bëj thirrje qytetarëve, institucioneve të jenë të vëmendshëm por edhe të angazhohen për të eliminuar çdo zjarr të mundshëm i cili mund të shmanget aq më tepër në këto ku në shumicën e rasteve janë iniciativat e qëllimshme të zjarrëvënieve ato që marrin më pas përmasa të pallogaritshme dëmesh ekonomike por rrezikojnë edhe jetë njerëzish”, vijoi Çako.

Ndërsa në lidhje me dëmin që është shkaktuar nga flakët, Çako tha se është ende herët për ta llogaritur, pasi duhet bërë njëherë shuarja e flakëve.

Nuk mund të flasim për dëm përderisa nuk kemi arritur në finalizimin e fikjes. Do të duhet të bëjmë fikjen e zjarrit pastaj të bëjmë vlerësimin e masivit të djegur. Është një masiv i konsiderueshëm dhe shpresoj që ta reduktojmë apo ta fikim sa më shpejt. Por, vlerësimi i dëmeve dhe pasojave bëhet gjithmonë në fazën përfundimtare të rehabilitimit të emergjencës.

Ora 10:33
Zjarri në Malin e Tomorrit, nis ndërhyrja për shuarjen e tij me helikopter nga ajri! Shuhen 3 vatra

Pas më shumë se 24 orë në pushtetin e flakëve, në Malin e Tomorrit ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit. Deri tani janë shuar 3 vatra, ndërsa zjarri vijon të djegë zonë e mbrojtur të pyjeve në mal.

Ora 09:51
Shkrumb e hi, çfarë la pas zjarri në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit

Zjarri që vijon të jetë aktiv prej 24 orësh në zonë e mbrojtur në Malin e Tomorrit, ka lënë pas vetëm shkrumb e hi. Pemë të djegura, kurora me pisha të zhdukura si dhe flora e fauna të dëmtuara, janë vetëm mpak nga pasojat që ka lënë zjarri nga pas.

Për shkak të terrenit të vështirë  malor ndërhyrja për shuarjen e zjarrit duhet të bëhet vetëm nga ajri.

Ora 09:35
Ndezën zjarr në Malin e Tomorrit, i vunë flakën kurorës me pisha! 2 të arrestuar, 3 hetim në gjendje të lirë

2 persona janë arrestuar si shkaktarët e vënies së zjarrit në Malin e Tomorrit, i aktivizuar që prej ditës së djeshme. 2 persona Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç janë arrestua dhe 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç,  po ndiqen në gjendje të lirë, si shkaktarët e zjarrit.

Personat, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan, kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.  

Zjarri në Malin e Tomorrit pre 24 orësh vijon të djegë kurorën me pisha duke u përhapur edhe më shumë pasi terreni malor ka bërë që ndërhyja nga toka të jetë tepër e vështirë.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara