Zjarr në malin e Tomorit, zjarrfikësja nuk ndërhynë për shkak të terrenit shkëmbor! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Që prej orëve të para të mëngjesit po digjet kurora me pisha e Malit të Tomorrit, i shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësja nuk mund të ndërhyjë dhe kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit të Tomorrit.

Terreni shkëmbor ka bërë që zjarrfikësja të kërkojë ndihmë nga ajri me helikopter. Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet .

Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Polican . Nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit, por në pistat e hetimit nuk përjashtohet as zjarrëvënia nga pakujdesia apo e  qëllimshëm, as edhe nga thatësia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Zjarri në malin e Tomorit, Meta: Autoritetet të mos qëndrojnë indiferentë, e pajustifikueshme që nuk janë angazhuar mjete për shuarje e flakëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në malin e Tomorit, ku që orëve të para të mëngjesit po digjet kurora me pisha, e shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur.

Me një postim në Facebook, Meta kërkon marrjen e masave të menjëhershme për shuarjen e flakëve, ndërsa akuzon Ministrinë  e Mbrojtjes dhe strukturat e Shërbimit Zjarrfikës nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët në terren.

Sipas Metës, indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

"Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike. U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave. Në mënyrë të veçantë nxis Agjencinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorit, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisor. Nisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private. Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore", shkruan Meta.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës