Shkrumbohet gjatë natës makina e gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, dy persona i vunë flakën dhe u larguan (VIDEO)

SHKODERMakina e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri është djegur plotësisht rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme pranë Kishës Françeskane në Shkodër. Makinës tip Mercedez-Benz në pronësi të gjyqtarit Ymeri, që ishte parkuar në lagjen Vasil Shanto, i është vënë flaka nga dy persona të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Pasi i kanë vënë flakën automjetit ata janë larguar.

Për pasojë është djegur pjesërisht edhe një automjeti tjetër, tip Volkswagen të parkuar pranë tij, qër rezulton në pronësi A.T. Mësohet se autorët janë identifikuar, por për arsye hetimi, emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Makina e djegur e gjyqtarit Andri Ymeri

Burime për Report Tv, pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe vetë gjyqtarin prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, për të mësuar nëse ai ka pasur kërcënime për çështje që mund të ketë pasur në gjykim, ose konflikte të mëhershme.

Andri Ymeri, gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, ka qenë për disa vite edhe kryetar i kësaj gjykate.    

Kamerat e sigurisë te pallati dhe vendi ku ishte parkuar makina

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:07
Iu dogj makina/ Gjyqtari Andri Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time (VIDEO)

Gjyqtari Andri Ymeri është marrë në pyetje prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm. Në një dalje për mediat ai ka deklaruar se askush nuk mund t'i bëjë presion për punën e tij.

"Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë".

Jeni i shqetësuar?

Jam shumë i kënaqur, po si nuk qenkam i shqetësuar çfarë janë këto.

Ora 09:30
Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon policia

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur një natë më parë, ku u dogj qëllimisht makina e gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.

"Më datë 24.11.2019, rreth orës  23.20, në lagjen "Vasil Shanto", Shkodër, në rrethana ende të paqarta  ka rënë zjarr  në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin   Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme", njofton policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miu: 26/11/2019 06:38

    Ky eshte kriminel familjarisht i denuar dhe i degjeneruar. Bashkepunetor me kriminelet ordiner burre famije llum.

    Përgjigju
  • Genti: 25/11/2019 22:01

    Kyt legen mashkull te kerkojne azil mbas vetingut, se ne shkoder nuk jeten me ky shkerdhat

    Përgjigju
  • LIGJI: 25/11/2019 14:11

    JU LUMT AJO DORE !!!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 25/11/2019 12:43

    edhe AT nuk eshte pa gjynahe se ne hipoteke punon!!

    Përgjigju
  • shkodrani: 25/11/2019 12:32

    Gjygjtare shum I ndyre dhe super hajdut dhe bashkpuntor me kriminela.

    Përgjigju
  • Marsel: 25/11/2019 11:13

    Surrat KCK ky gjyqtari

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/11/2019 09:02

    Nuk esht dasht ti vesh flaken makines,esht dasht ti vesh flaken gjygjtarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK