Kush është gjyqtari i Shkodrës që iu dogj makina, akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre! 25 mijë euro për të hapur çështjen

Andri Ymeri, gjyqtari i Shkodrës të cilit iu shkrumbua automjeti, një nate më parë u denoncua nga emisioni investigative “Fiks Fare”, në vitin 2014, se së bashku me gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima, kishin marrë 5 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar.

Emisioni investigues publikoi edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dënuarit. Avokati i të dënuarit deklaroi se paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet.

Për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga Gentian Hoxha një i dënuar në mungesë me 21 vite burg. Ai ka paraqitur një kallëzim ndaj Ymerit një kallëzim më 18 dhjetor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi sipas tij gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja, në mënyrë që ky i fundit të rigjykohej sërish, pasi ishte dënuar në mungesë në vitin 2009.

Andri Ymeri është gjyqtari që ka dhënë masën e sigurisë ndaj Kristjan Sulajt, të akuzuar si vrasësi i Ferdinand Polisë, ngjarja e ndodhur më 20 Mars të këtij viti.

Me rreth të kuq gjyqtari Andri Ymeri duke parë vendin e ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushati: 25/11/2019 10:02

    Skandal si eshte e mindur qe akoma eshte pjese e sistemit te drejtesise ky super hajdut i korruptuar dhe i neveritshem???!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'