Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Lis të Bashkisë Mat. Banesa dy katëshe e Bujar Çupit u dogj plotësisht me gjithë ndërhyrjen e bërë nga banorë të zonës dhe shërbimi zjarrfikës. 13 pjesëtarët e familjes Çupi tashmë janë në qiell të hapur, ndërsa kryefamiljari Bujar Çupi tregon minutat e tmerrit kur ka nxjerrë nën e moshuar jashtë mes flakëve:

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka ka qenë në banesë, me orendi shtëpiake e çdo gjë tjetër. Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz. Grupi hetimor dhe specialistët e emergjencave civile në Bashkinë Mat, ishin në vendin e ngjarjes për të dokumentuar ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa banesa ka qenë e vjetër.shtepia mat
e.gj/Shqiptarja.com