Sipas mediave amerikane trupi i aktorit të njohur Robin Williams është djegur dhe më pas hiri i tij është hedhur në  gjirin San Françiskos.

Një kopje e certifikatës të vdekjes së aktorit është marrë nga faqja online “Radaronline”, ku raportohet se me vullnetin e familjarëve të Williams është realizuar djegia e trupit të tij vetëm një ditë pas vetvrasjes.

Gjithashtu në këtë cerfitikatë thuhet se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së aktorit të humorit dhe se këto shkaqe janë ende “objekt  nën hetim”.

robin williams

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)