Digjitalizimi, kreu i AMA-s, Gentian Sala: 34 kanale falas, më shumë programe dhe cilësi në transmetim

Nga dita e sotme nisën tansmetimet digjitale për zonën Tiranë-Durrës, duke ndërprerë përfundimisht ato analoge. Kreu i AMA-s, Gentian Sala, tha gjatë një konfrence për mediat se risia e transmetimeve digjitale do jenë programet e larmishme, cilësia në transmetim dhe 34 kanalet falas vetëm përmes një dekoderi. Sala tha se qytetarët të cilët ende nuk janë pajisur me dekodera, mund t'i gjejnë ata në çdo pikë shitje në Tiranë dhe Durrës. 

Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe publikun e zonës Tiranë-Durrës, pasi kemi kaluar transmetimet nga analoge në dixhitale. Nuk ka më transmetime analoge. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve falas për qytetarët të cilat mund të shihen përmes një dekoderi. Ka më shumë programe, cilësi e lartë dhe 34 kanale falas. Dekoderat janë në shitje në çdo dyqan. 70% e poullsisë është mbuluar me këtë teknologji. 

Gentian Sala, kreu i AMA

Lidhur me shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për ndërprerjen e transmetimeve analoge, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar qytetarët për këtë zhvillim. Sala tha se AM ka ngritur një Call-Center për t'iu përgjigjur çdo pyetje të qytetarëve për digjitalizimin.

Qyetarët kanë mbi 10 vite që e dinë se kjo procedurë do ndodhte. Informimi formal ka prej një viti e gjysmë që funksion. Sot kemi pasur një numër të lartë telefonatash, mbi 600 dhe është jo normale. Është Call Center pranë AMA që i përgjigjet të gjitha pyetjeve nga më të thjeshtat te më të komplikuarat që kanë qytetarët.

Gentian Sala, kreu i AMA

88 mijë dekodera, tha kreu i AMA-s, janë shpërndarë falas për familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike. 

88 mijë dekodera janë dhënë falas për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike. 

Gentian Sala, kreu i AMA

Kliko - Si ta gjeni REPORT TV në dixhital tokësor falas. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 10/09/2018 23:11

    Shko o shoku Gentjan se cpo behet ne pikat e shitjes se dekoderave bliher dekoderi me 3000 leke ne dyqan dhe shitet 3500-400leke jashte nga matrapazet.

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/09/2018 22:20

    O sal sala mos vidhni popullin se tv.populli e paguan llogarit cdo fatur elekrike paguan 1200 lek te reja ne vit ,kurse ti pret sinjalin per te shitur plehrat tuaja.RTSh duhet te hedhe ne gjyq ose duhet te heqe pagesen nga fatura elektrike

    Përgjigju
  • Maks: 10/09/2018 20:52

    Cfar fales flet ky zotnia ne emigrantet paguajm 1200 lek ne vit pa e par fare tv shqiptar na i merrni me dhun keto lek bashk me energjin elekrike te pa harxhuar. Kete mund ta quani vjedhe qe na beni neve qe jetojm jasht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)