Dikur arqipeshkvi e Durrësit, sot një stallë! Banori: Turp! Shteti të ndërhyjë, është monument që do e kishte zili e gjithë bota (VIDEO)

Sot i ngjan një stalle bagëtish, por para një shekulli  ka qenë Arqipeshkvia e Durrësit.  Është monument kulture i kategorisë së dytë dhe ndodhet në fshatin Delbnisht të Kurbinit.

“Një monument kulture, një monument historik me vlera të rralla që do ta kishte lakmi jo vetëm Europa por gjithë bota për përmasat. Një monument gjigant të lihet në këtë mënyrë. Dhe ato meremetimet që janë bërë, janë bërë skandal. Prandaj i bëj thirrje shtetit të ndërhyhet dhe ta vlerësojë këtë moment kulture sepse është dhe një atraksion edhe për turizmin për turistët por gjithashtu dhe rruga duhet të rregullohet çik sepse i shërben këtij vendi tepër interesant dhe me vlera historike”, tha një banor.

Ish-Arqipeshkvia e Durrësit është ndërtuar në vitin 1905, ndërsa shumë më e hershme është kisha e Teodorit që ndodhet pranë saj. Kjo ndërtese iu nënshtrua disa restaurimeve në vitin 2015, kur u shpall monumente kulture, por brenda një kohe të shkurtër degradoi sërish.

"Objekti në fjalë, forma që ka sot e ka marrë në vitet 1920, të shekullit XX se ka pas ndërhyrje të ndryshme. Ka një pamje me të vërtetë madhështore. Ka 5 vite që është shpallur monument kulture, madje ka dhe zonën e mbrojtur përreth këtij objekti. Kemi dhe një kishë ngjitur me objektin , kishë e shekullit XV-XVI. Objekti ka nevojë për ndërhyrje në tërësinë e tij. Këtu nuk është mungesa e financave, normalisht se ky objekt kushton shumë që të ndërhyhet për restaurimin e plotë të objektit, por të paktën për të bërë ndërhyrjen minimale ose për ta mirëmbajtur këtë objekt mund të duhen shuma minimale të cilat sigurohen nga donacione në qoftë se ekziston vullneti i mirë i Ministrisë së Kulturës”, u shpreh Paulin Zefi, historian dhe specialist i monumenteve të kulturës.

Këtu kanë shërbyer priftërinj dhe atdhetarë të shquar si të njohur si Dom Nikolle Kaçorri, Rafaelo D' Ambrozio dhe Prend Bardhi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 07/12/2020 20:00

    Ore cpun ka shteti te hyj ne punet e kishes ju po deshet ndihmojeni kishen dhe rregulloje shteti esht laik dhe ska pun te nderhyj atje

    Përgjigju
  • Eri: 07/12/2020 06:15

    Ponle ta rikonstruktoje kisha katolike mo plak. Mos dergoje Fredon ne Itali varavingo.

    Përgjigju
  • Agronome: 06/12/2020 18:22

    Përgjigju
  • Agron: 06/12/2020 18:21

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare