Tuna është nja nga këngëtaret shqiptare më të përfoluar aktualisht. Ajo pati një shkëputje prej dy vjetësh pasi ju dedikua krejtësisht krijimit të familjes dhe rritjes së djalit, Tian. Mirëpo Tuna ka pasur një konflikt me kolegen e saj Dafina Zeqirin.
Para disa vitesh të dyja këngëtaret bashkëpunuan me 2po2 për të sjellë hitin “Vibe”, por më pas miqësia e tyre u prish dhe gjithçka e vërtetoi një video ku Dafina fliste keq për Tunën.
Mirëpo dy vajzat tashmë ruajnë një miqësi të mirë dhe këtë Tuna e shpjegoi në emisionin “Prive”. Ajo tha se të falësh është madhështi, duke e hequr fajin nga vetja për atë që ka ndodhur. Tuna gjithashtu tha se është koha për një kapitull të ri dhe që do të lërë pas çdo konflikt të mundshëm.