'Dikur e shihja në televizor, tani kombëtarja si ëndërr!' Debutuesi Asllani: Shpresoj të bëjmë mirë me Spanjën

Kombëtarja ka kryer sot ditën e katërt të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Spanjës për të cilën vihet re që ka një atmosferë mjaft pozitive. Ndër futbollistët rinj që janë bashkuar për herë të parë me kuqezinjtë është edhe mesfushori 20-vjeçar Kristjan Asllani që luan me Empolin në Seria A.

“Jam shumë i lumtur. Unë ekipin kombëtare e shihja në televizor dhe të jem këtu është kënaqësi shuëm e madhe për mu dhe shpresoj që të bëjmë mirë këto dy ndeshje,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Asllani në grumbullimin me kombëtaren foli edhe për interesin që Milan ka shfaqur për të.

“Unë nuk i kam shumë qejf këto zërat e merkatos. Unë mendoj vetëm për Empolin se kam 13 vite që luaj për këtë skuadër dhe shpresoj që të qëndroj në Seria A. Do bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën sepse është kënaqësi për mua që të luaj me Empolin,”-deklaroi Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Ndërkohë sulmuesi Giacomo Vrioni është rikthyer pas disa mungesave dhe është optimist edhe pse përballë Shqipërisë është një kundërshtar si Spanja.

“Ne do provojmë është normale. Në ndeshjen kundër Spanjës do të shohim se çfarë niveli jemi dhe kërkojmë një rezultat që të japim një kënaqësi për tifozët që do të vijnë në stadium,”-tha Giacomo Vrioni, futbollist i kombëtares.

Ndeshjen e së shtunës kundër Spanjës në Katalonjë do ta drejtojë një katërshe arbitrash nga Malta me kryesor Trustin Farruxha.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”