Disa kohë më parë ishte një ferishte e madhe, ndërsa së shpejti do jetë një hapësirë rekreative moderne ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.
Çdo ditë e më shumë, po merr formë sheshi i ri rekreativ në jug të Parkut të Madh dhe tashmë vogëlushët nuk do kenë më nevojë për të shkuar deri në det për të luajtur me rërë dhe varka. Kjo pasi sheshi i ri do ti ofrojë të dyja dhe rërën dhe një “varkë” të madhe lodër ku vogëlushët do shndërrohen në kapitenë e marinarë.
Specialistët e APR kanë bërë montimin e varkës shumëngjyrëshe, ku fëmijët do mund të luajnë dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Krahas saj ky shesh do të shërbejë edhe si një hapësirë sportive për më të rriturit, pasi APR me mbështetjen e TIKA-s po monton edhe module lojërash sportive.