E dashur ****!
Të uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019!
Sa kanë shekujt netë e ditë,
Sa sekonda ka ky vit ,
Aq gëzime e lumturi,
Të uroj ty Gëzuar Vitin e ri!...
Kështu uronin shqiptarët dikur...
Në prag të ndërrimit të viteve kushdo shpenzon kohë për dhurata dhe urime për të afërmit, prindërit, miqtë e njerëzit e dashur të zemrës për t’i uruar festat e fundvitit. Ndryshe, festat nuk do të kishin të njëjtin kuptim, nëse nuk do ishin dhuratat që bëjmë edhe që marrim. Dikur me një kartolinë shkëmbeheshin mes miqsh urimet më të bukura për këtë festë, traditë kjo tashmë në zhdukje.
Por sot, urimet mes miqve dhe personave të dashur, nuk bëhen më mes fjalëve të shkruara në kartolinë, por nga mesazhe virtuale të rrjeteve sociale e telefona celularë. Kamera e ReportTV, ka pyetur qytetarët se si i kujtojnë ata kartolinat që dikur ishin forma më e ëmbël për të thënë: Gëzuar!
Qytetare: Janë zëvendësuar, po kishte më lezet me kartolinat e dikurshme. Ishte diçka më e veçantë.
Qytetar:Vinte edhe nga dikush, që s’e kishe menduar që do t’më urojë dikush. Kishte të veten e saj. Kush gjente kartolinën më të bukur, kush gjente vargjet më të bukura për të uruar.
Qytetar: Ç’është e vërteta ëzhtë zbehur ajo, bukuria e kartolinave, që ndodhte para disa vitesh sepse unë i përkas edhe periudhës kur ishin kartolinat edhe kësaj periudhe. Sigurisht mesazhet vazhdojnë, shkojnë, urimet vazhdojnë, shkojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kartolina ishte diçka e veçantë, diçka shumë e bukur.
Qytetare: Ka humbur çdo gjë, edhe tek librat nuk arrijmë më të lexojmë, thjesht marrim një tekst e shkruajmë, e lexojmë , e kopjojmë, edhe kaq. Unë akoma ndoshta mbetem, edhe pse jam gjeneratë jo shumë e vjetër , e mendimit se librat mbeten gjëja më e mirë.
Qytetare: Nuk ka më, i ka vdek nona kartolinave, celularët tani dhe gëzuar, mbarësi, shëndet.
Fëmijë: Në qoftë se do dhuroj diçka do të jetë me kartolinë, pastaj miqve nëpërmjet rrjeteve sociale.
Edhe pse nuk kishte një kosto më të madhe se 20 apo 50 lekë, përsëri emocioni që ndjenim kur merrnim një të tillë nuk ka të krahasuar me urimet nëpër rrjetet sociale, pjesa më e madhe e tyre në formatin “copy-paste”.
Fëmijë: Në fakt, më shumë preferojmë përmes rrjeteve sociale pasi është më e përdorshme në ditët e sotme.
Qytetare: Jo, vetëm kështu nëpër urime nëpërmjet rrjeteve sociale, kartolinat e këto të tjerat nuk është se i përdorim.
Shitësit shprehen se kërkesat për dhurata ashtu si cdo prag fundviti janë shtuar dhe se preferencat e tyre janë në varësi të grupmoshave të qytetarëve.
Shitësja: Ndryshe nga vitet e kaluara sivjet kërkesa e prindërve dhe e qytetarëve për bërjen e dhuratave, kanë qenë kryesisht lodrat jo të dëmshme , siç janë lodrat prej druri, që fillojnë nga 0 Muaj deri në 99-vjeç,pra janë të padëshme për fëmijët dhe prindërit e rinj e kanë më specifikisht këtë pjesë.
Kohët kanë ndryshuar!...
Me kartolina apo me rrjete sociale, e rëndësishme është që të urojnë njëri-tjetrin.
Një vit i Mbarë për të gjithë dhe Gëzuar 2020 nga Report TV! /Nga Besmira Xhaferasi
Ketyre urimeve me mesazhe,te cilat vene edhe emrin ne fund te mesazhit (si per te treguar qe ua ka nisur 100 veteve te njejtin mesazh),as nuk e marr mundimin qe te u pergjigjem.Mesazhi duhet te jete i personalizuar vetem per marresin.
PërgjigjuMe mire keshtu se pervec shpejtesise je dhe më rehat!
Përgjigju