Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës

Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës

Piramida e Tiranës

Tirana vijon që të tërheqë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore, veçanërisht për ndryshimet e shpejta dhe shndërrimin në një prej vendeve me rritjen më të lartë të numrit të turistëve në botë.  

Në një reportazh të fundit, gjigandi botëror BBC ka hedhur dritë mbi transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë. BBC nënvizon se Shqipëria, e cila ka kaluar nëpër periudha të vështira historike, sot po rilind dhe po tërheq vëmendjen e botës.

Pas një izolimi të gjatë nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, që kufizonte lirinë e njerëzve dhe turistëve, Tirana dhe Shqipëria janë tani destinacione të gjalla e plot energji. Ndryshimet janë të dukshme, dhe turistët tashmë ndihen të mirëpritur në një qytet që ofron shumë më tepër se vetëm histori.

“Shqipëria ka përjetuar trazira të mëdha gjatë shekullit të kaluar, dhe deri kohët e fundit, turistët e shmangnin. Por tani, ata janë këtu, sepse ky vend po ringrihet. Nga viti 1944 deri në 1985, Shqipëria ishte nën një nga regjimet më shtypëse në botë, që drejtohej nga diktaturi Enver Hoxha, i cili izoloi dhe varfëroi popullin.Turistët ishin shumë të kufizuar në atë që mund të shihnin dhe bënin dhe ai hotel atje ishte i vetmi vend ku mund të qëndronin në Tiranë. Por gjërat kanë ndryshuar si për udhëtarët që vijnë këtu, ashtu edhe për vendasit. Një turiste thotë: Tani ndihem ndryshe, ndihem pozitive. Ka një energji tjetër, dhe Shqipëria duket se është në rrugën e duhur”, thotë reportazhi i BBC.

Edhe shqiptarët që dikur largoheshin, po kthehen me qëllime të reja, siç dëshmohet nga një sipërmarrës që synon të sjellë ndikime të reja në kuzhinë. Me vendet e tij magjike dhe një frymë të re besimi, Shqipëria është kthyer në një vend krenar që ofron një përzierje unike të të gjitha civilizimeve të Mesdheut.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e 8 njësive administrative

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e 8 njësive administrative