Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër/Momenti kur vrasësit ndjekin 'kumbarin' e drogës pak para ekzekutimit! Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, i ndërruan targat

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanajt në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metër larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.

Report Tv siguron foton nga momenti i fundit ku makina e autorëve tip "Passat" ndjek makinë e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Foto është e një kamere të sigurisë në ambientet e një biznesi në afërsi dhe tregon lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

1617729922_pllanaj001.jpg

Foto nga momenti kur automjeti i Bardhok Pllanajt ndiqet nga atentatorët vetëm pak çaste para se të ekzekutohej

Kur janë bërë tashmë 48 orë nga vrasja, akoma askush nuk është i dyshuar. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërsa përveç provave të mbledhura po ndërton dinamikën e saktë të vrasjes, e cila do të ndihmoj në qartësimin e misterit.

Dyshohet se pjesë e këtij atentati janë jo pak, por të paktën gjashtë persona, të cilët kanë patur punët të ndara, me synim eliminimin me çdo kusht të Bardhok Planajt. Dy prej tyre kanë qenë qitësit, dy të tjerë drejtues mjetesh, respektivisht të makinës "Passat" që u shkrumbua pas krimit dhe të makinës që largoi killerët profesionistë nga vendi krimit.

Po ashtu, hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë edhe për dy persona të tjerë, puna e të cilëve është bazuar në këqyrjen dhe vëzhgimin e lëvizjeve të "kumbarit", i cili iu dorëzua plumbave fiks në orën 20:44 të mbrëmjes së të shtunës.

Pas vrasjes, makina u gjet e djegur brenda së cilës policia gjeti 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja. Armatimi i gjetur në makinën e shkrumbuar pritet t'i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, shpresën e gjetjes së ndonjë prove. Po ashtu, policia është vënë në lëvizje edhe për komunikimet e fundit që mund të ketë kryer Pllanaj para se të ekzekutohej. Gjithashtu, po ekzaminohen aparatet e tij celular, ndërsa në fokus janë edhe kompanitë celulare, të cilat pritet të vënë në dispozicion tabulatet telefonike.

Report Tv siguroi ditën e djeshme video nga momenti i ekzekutimit të Pllanajt, ku në makinën dhe trupin e viktimës u qëlluan më shumë se 100 plumba. Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe e shkuara e tij. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Kush ishte Bardhok Pllanaj?  I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge. 

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

1617610191_PLLANAJ.jpg

Bardhok Pllanaj

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Vrasja e Bardhok Pllanaj, përfundon pas dy orësh takimi i Ardi Veliut me zyrtarë të policisë së Shkodrës

1617609054_pllanaj1.jpg

Ka përfunduar pas dy orësh takimi i Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu me zyrtarë të policisë së Shkodrës, takim që vjen dy ditë pas vrasjes së Bardhok Pllanaj.

Veliu ka kërkuar pikërisht zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ekzaminimin e provave të sekuestruara.

Ora 19:16
Ekzekutimi i 'kumbarit' të drogës Bardhok Planaj, momenti kur vrasësit e ndjekin pak çaste para goditjes finale

Automjeti në të majtë të fotos tip "Passat" është i atentatorëve, të cilët e ndoqën sapo kishte dal nga banesa 46-vjeçarin Bardhok Planaj. Automjeti tjetër në djathtë, tip Range Rover, është i këtij të fundit. Në foton që ka siguruar gazetari i Report TV, Sokol Dema, duket momenti i vetëm pak çasteve para se në drejtim të Planajt të qëllohet me breshëri plumbash automatiku.

Foto është e një kamere të sigurisë në ambientet e një biznesi në afërsi dhe tregon lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

Kur janë bërë tashmë 48 orë nga vrasja, akoma askush nuk është i dyshuar. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërsa përveç provave të mbledhura po ndërton dinamikën e saktë të vrasjes, e cila do të ndihmoj në qartësimin e misterit.

Dyshohet se pjesë e këtij atentati janë jo pak, por të paktën gjashtë persona, të cilët kanë patur punët të ndara, me synim eliminimin me çdo kusht të Bardhok Planajt. Dy prej tyre kanë qenë qitësit, dy të tjerë drejtues mjetesh, respektivisht të makinës "Passat" që u shkrumbua pas krimit dhe të makinës që largoi killerët profesionistë nga vendi krimit.

Po ashtu, hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë edhe për dy persona të tjerë, puna e të cilëve është bazuar në këqyrjen dhe vëzhgimin e lëvizjeve të "kumbarit", i cili iu dorëzua plumbave fiks në orën 20:44 të mbrëmjes së të shtunës.

Ora 18:37
Ekzekutimi i Bardhok Pllanaj/ Ardi Veliu në Shkodër, urdhër për zbardhjen e vrasjes që tronditi qytetin

1617610239_PLLANAJ22.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur sot në Shkodër, pas vrasjes së biznesmenit Bardhok Pllanaj. Veliu ndodhet prej më shume se 30 minutash në ambientet e policisë së Shkodrës, në një takim me zyrtarë të policisë së Shkodrës dhe grupin hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së 4 prillit.

Burimet bëjnë me dije se Veliu ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për zbardhjen e vrasjes së Bardhok Pllanaj, ngjarje që tronditi qytetin e Shkodrës.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës