‘Dikush hodhi një njeri nga makina dhe ja mbathi. Ndihmë, nuk di çfarë të bëj’.
Telefonata e një shoferi ka vënë në alarm policinë dhe ambulancën e Torinos, kur një person i paidentifikuar ka hedhur nga makina një vajzë 20 vjeçare shqiptare.
Angela Meçani, 20 vjeçe është masakruar deri në vdekje dhe më pas është hedhur nga makina nga një person i paidentifikuar.
20 vjeçarja shqiptare Meçani vdiq të dielën në mbrëmje në spitalin Santa Croce në Monacalieri, pasi ka mbijetuar vetëm 24 orë pas dhunës së ushtruar ndaj saj.
Sipas mediave italianë thuhet se 20 vjeçarja bënte prostitutën, policia italianë po heton në këtë drejtim.
Sipas “La Repubblica” thonë që mënyra se si është hedhur e reja shqiptare duket qartë që personat kanë [asur si qëllim ta vrisnin.
Hetuesit ndër të tjera po mundohen të rindërtojnë të gjithë ngjarjen, se në çfarë vendi mund të këtë hipur në makinë. Ata shpresojnë që duke identifikuar makinën të marrin edhe pamjet e para të kamerave të sigurisë, brenda së cilës ndodhej edhe agresori që mendohet se i mori jetën 20 vjeçares.