Dilara Kazimova ndez
"zjarrin" në "Eurovision 2014"

Dilara Kazimova ndez<br />
Ethet e Eurovizionit 2014, që nis në Kopenhagen më 6 maj kanë nisur të ndjehen mes pjesëmarrësve.

Edhe pse turet e promovimit këtë vit kanë qenë të vakëta, beteja e garuesve që nuk marrin dot votat e vendit që përfaqësojnë, është zhvendosur kryesisht në rrjetet sociale.

Këngëtarja 29 vjecare Dilara Kazimova, që përfaqëson Azerbajxhanin me këngën “Start a fire” ka ndezur vërtet zjarrin ndërsa ka performuar disa këngë të Adele në qendrën e medias në Eurovizion.

Ajo nuk ka mahnitur vetëm publikun e pranishëm, por edhe këngëtarin dhe kompozitorit rumun OVI, i cili bëri një deklaratë të papritur duke thënë se do të braktisë partneren e tij të këngës në festivalin europian, për të performuar me Dilara Kazimovan.

Mbetet për tu parë nëse më 7 maj, OVI do të mbajë apo jo deklaratën e dhënë para medias.

Vetë Kazimova kërkon në këtë garë suksesin e arritur në Eurosong 2011 ku Azerbajxhani fitoi çmimin e madh.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin