Dilemat e Tunës

Dilemat e Tunës
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga lançimi i videos më të re të këngëtares Altuna Sejdiu, ajo ka filluar punën në diçka tjetër. Këngëtarja shkupjane këto ditë po punon në finalizimin e albumit të ri, prandaj ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj rreth titullit që do të mbajë albumi.
“Si ta titullojmë albumin, jemi në dilemë të madhe...Dërgoni ndonjë propozim”, ka shënuar Tuna në rrjetin social Facebook, ndërsa ky status ka marrë me dhjetëra komente me propozime. Ndërkohë, kënga që do të shoqërohet me klip titullohet “I asaj” dhe pritet të shfaqet së shpejti. Në bazë të disa fotografive të publikuara, duket se Tuna ka vendosur edhe këtë herë të eksperimentojë me dukjen e saj.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë