Dilemat për koalicionet, Haradinaj:
Do të punoj për fuqizimin e Kosovës 

Dilemat për koalicionet, Haradinaj:<br />Do të punoj për fuqizimin e Kosovës 
Ramush Haradinaj falënderon qytetarët e Kosovës për besimin që i dhanë në zgjedhje, ndërsa u premton se nuk do t’i zhgënjejë, pasi do të punojnë vetëm për interesin e tyre.
 
Mesazhi i kreut të AAK, që është kandidati për kryeministër i koalicionit me PDK dhe NISME-n është i përgjithshëm pa dhënë detaje për formimin e qeverisë.
 
Kandidatët për kryeministër, Haradinaj dhe Albin Kurti e kanë të pamundur për të formuar qeverinë nëse nuk bëjnë koalicione pas zgjedhore.
 
Postimi i Ramush Haradinajt
Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!
 
Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!
 
Nga zemra Ju faleminderit!
 
Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.
 
Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!
 
Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!
 
Na priftë e mbara!
 
RH




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë