‘Dilni jashtë, tërmet 8 ballë’, arrestohet 18-vjeçari në Golem, alarmoi banorët me altoparlant

‘Dilni jashtë, tërmet 8 ballë’, arrestohet 18-vjeçari në Golem, alarmoi banorët me altoparlant

Foto ilustruese

GOLEM- Një ngjarje e pazakontë është resgjistruar në Golem, ku një 18-vjeçar ka ngritur lagjen në këmbë, duke u thnë se po binte tërmet dhe duhet të dilnin jashtë.

Në një kohë kur vendi ynë ka një eksperiencë të keqe me tërmetet, referuar atij të 26 nëntorit të 2019 dhe frika nuk është shuar ende, i riu me inicialet G.A., ka përfituar nga kjo situatë.

Me autoparlant ai ka bërë thirrje ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”. Kjo shaka e tij i ka kushtuar shumë pasi është arrestuar për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton policia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare