Dimri në prag, shtrenjtohen drutë e zjarrit në Kukës

Sabah Guri në këto ditë tetori është në kulmin e punës duke prerë e sistemuar drutë në banesat e qytetarëve kuksianë. Sivjet qytetarët  po sigurojnë më shumë dru zjarri për ngrohje për shkak të çmimit të energjisë elektrike.

 “Çmimi për drutë ka shkuar 5000 deri në 6000 lekë për metër kub, është shtrenjtë sepse çmimi i naftës së automjeteve është i lartë”, tha Sabah Guri, drurëprerës.

Qytetaret ankohen për çmimin e lartë të druve.

 “Me thënë të drejtën akoma nuk i kemi marrë drutë, janë disi shtrenjtë por do detyrohemi me aq mundësi sa kemi, nuk do rrimë pa u ngrohur”, tha një qytetar.

“I kemi siguruar, i blejmë dhe harxhojmë shumë, rreth 20 metër kub”, tha një qytetar tjetër.

Një metër kub dru kushton 5000- 6000 lek ndërkohë që prej tre vitesh nuk ka pikë tregtimi të licencuar për shitjen e lëndës drusore me çmime të volitshme për qytetarët.

“Është problem, qyteti i Kukësit nuk ka një pikë shitje me licencë për drutë, që mos të kemi frikë nga policia për të marrë nesër 2 ose 3 metër kub dru me kupon tatimor”, thotë Sabah Guri.

Familjet kuksiane gjatë dimrit harxhojnë për ngrohje më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/10/2023 00:38

    Kurse une mendoj qe shteti duhet te investoje ne transformimin e sist.te ngrohjes.Duhet kaluar ne ngrohje me gas,me diellore,etj ne cdo ndertese e apartamente,mjaft me soba qe perdorin ngrohjen me dru,sidomos ne zonat me dimer te ashper ne vend.Jo vetem qe kushtojne drute shume dhe pyjet demtohen njekohesisht,por nuk ngrohin te gjitha dhomat,kurse kur ke ne cdo dhome radiator ku kalon uji qe ngrohet nga gazi i kaldajave,ja vlen cdo qindarke.

    Përgjigju
  • GazmendD: 22/10/2023 10:10

    Dru zjarri është bërë nga pemë të vjetra, të rrëzuara. në Shqipëri është shkatërrim i pyjeve shtetërore! Mendoj se është koha për të zhvendosur 80% të policisë rrugore në mbrojtjen e pyjeve, dhe me kuaj dhe qen! mjedisi po bëhet kostoja më e madhe për të. rreziku i turizmit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë