Ndonëse këto ditë janë karakterizuar nga temperatura të ngrohta dhe mot i kthjellët, dimri nuk ka mbaruar ende. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 12-13 Mars moti do të pëkeqësohet dhe zona e bregdetit do përfshihet nga erëra të forta.
Njoftimi i plotë:
Pavarsisht ardhjes se stines se pranveres, me daten 12-13 Mars moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim veri lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.

Komente

