Dimri shton prerjet/ Prefekti i Kukësit: Po masakrohen pyjet! Punonjësit të lënë zyrat dhe të dalin në terren ose të ikin (VIDEO)

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana ka dhënë alarmin për masakrën kriminale që po bëhet me pyjet e qarkut Kukës, në shkelje të ligjit dhe moratoriumit.

Gjatë një takimi me drejtues të disa institucioneve dhe të policisë së shtetit, Kuçana foli me tone të ashpra duke ju kërkuar atyre  braktisjen e zyrave dhe daljen e tyre në terren pasi prerjet e paligjshme për dru zjarri po shkatërrojnë sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore.

"Me mos reagimin tonë po bëjmë që të shkatërrohen pyjet. Braktisni zyrat dilni në pyll. Filiza të njoma po priten me motorseka sa krahu. Turp, turp! Drejtuesi i policisë jep përndjekje penale për të gjithë ato punonjës që nuk kryejnë detyrën. Nuk ecet më kështu.

Është masakër në pyll. Jo vetëm këtu por edhe në Has dhe në Tropojë. Është e papranueshme që ne që paguhemi me taksat e taksapaguesve shqiptarë të lejojmë këtë gjendje. Jeni bërë bashkëfajtorë me ta, ndryshoni se ndryshe do të ikni" tha Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut Kukës.

Afrimi i stinës së dimrit shton te banorët e zonës verilindore angazhimin për të siguruar ngrohjen me dru zjarri  ndërkohë që në Kukës nuk ka asnjë pikë për tregtimin e druve të zjarrit për ngrohje dhe kompani të licencuara për prerjen e shitjen e druve duke sjellë kështu prerjen e paligjshme të pyjeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/10/2019 22:27

    Sa turp dhe sa keq ku na ran për pjes kta neandërtal shpellash. Viti 2020 akoma me dru ngrohen. Shek i 21 masakrojne natyren për tu ngrohur. Bajga

    Përgjigju
    • Lumiani: 27/10/2019 10:24

      O i mjere e i paditur, me cfare te ngrohen njerzit sipas teje? A ke qene ne Kukes, Has ose Tropoje? A kane investuar gje qeverite ne infrastrukture (keto qeverite e Rames qellimisht e kane lene pas dore kete pjese sepse nuk ja dhane votat per deputet: te vetmit ne vend kur te gjithe qarqet e tjera i mbushen pantollonat) qe to jepet mundesia te ngrohen me lende apo menyra te tjera. Eshte i njejti Kukes qe u sakrificua per hidrocentralet ne veri qe prodhojne dy te tretat e energjise qe prodhohet ne Shqiperi por akoma e kane energjine e kufizuar dhe me standarte te uleta qe shkakton demtim te pajisjeve elektrike/elektronike. Apo nuk e pershfine keto detaje ne paramendimet e tua? Mos i trego botes qe je i paditur. Ne cdo shekull do te kete varferi dhe perfatkeq do te kete edhe gomer te shetitur si soji yt qe i rrehet mendja qe jane te dijshem dhe te zgjuar por krejt e kunderta eshte me ty.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja