Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë katër nga ndeshjet e javës së 10-të. Tetë skuadrat prodhuan shtatë gola, me Dinamon që fitoi në transfertë me Besën 0-2 dhe merr kreun e renditjes me tre pikë më shumë se Flamurtari ndjekës. Vlonjatët kanë një ndeshje për të zhvilluar. Në stadiumin e Peqinit, për Dinamon vendosën golat e Dennison dhe Markut. Në Fier, Apolonia u mposht 0-1 nga Tomori. Goli i Ismailaj në minutën e 50 vendosi ndeshjen. Lushnja nuk ia doli në "Roza Haxhiu" që të marrë pikë, pasi goli i Hysës në minutën e 28 i dha tri pikë Tërbunit. Në Cërrik, Turbina fitoi 2-1 me Orikun. Të diel luhet Flamurtari - Burreli, teksa të hënë zhvillohen Korabi - Skënderbeu dhe Luzi - Besëlidhja.
Kategoria e Parë, java 10-të. Rezultatet:
Apolonia 0-1 Tomori (Ismailaj 50')

Besa 0-2 Dinamo (Denisson 43' (pen), T. Marku 58')
Lushnja 0-1 Tërbuni (Hysa 28')
Turbina 2-1 Oriku (Murrja 17', Zani 55' / Udoma 62')
Renditja:
Komente

