Erzeni fitoi 2-1 kundër Dinamos për javën e katërt në Superligë. Në stadiumin e Rrogozhinës, djemtë e Alfred Deliallisit "thyen" milionat e Bluve dhe zhytën 'Nëndetësen' në fundin e renditjes.
Në pjesën e parë ishte Maliqi që kaloi shijakasit në avantazh, ndërsa Dinamo barazoi me Zabërgjën në minutën e 57-të. Erzeni do i falej golit të Kahrimanovic nga pika e bardhë e peballtisë në të 78 minutë, duke marrë tri pikët e para këtë sezon.
Pas kësaj jave dhe me ndeshjet e Superligës që janë në program, Erzeni me pesë pikë mban vendin e pestë. Dinamo qëndron në kuotën e tri pikëve për vendin e tetë.
Ndërkohë në program këtë të hënë janë dy ndeshje. Në 16:00 Kukësi luan me Tiranën dhe në 18:30 Partizani luan me Egnatian. Java e katërt e Superligës mbyllet të martë me dy duele. Në 16:00 Laçi pret Vllazninë dhe në 19:00 Teuta luan me Skënderbeun në Durrës.
Renditja: