Dinamo Zagreb ofertë 2 milionë
euro për Eros Grezdën
Eros Grezda në radarët e Dinamos së Zagrebit. Gjigantët kroatë janë në kërkim të një zëvendësuesi me Soudani-n që mund të largohet te Nottingham Forrest. Në këtë kuadër, sulmuesi shqiptar, që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Kroaci, cilësohet si preferencë e parë.
Eros Grezda në radarët e Dinamos së Zagrebit. Gjigantët kroatë janë në kërkim të një zëvendësuesi me Soudani-n që mund të largohet te Nottingham Forrest. Në këtë kuadër, sulmuesi shqiptar, që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Kroaci, cilësohet si preferencë e parë.
Negociatat pritet të nisin në orët në vazhdim, ndërsa për të bindur Osijekun që të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, drejtuesit e Dinamos së Zagrebit janë të gatshëm të paguajnë deri në 2 milionë euro për kartonin e kuqeziut.
Nga transferimi në klubin më të madh kroat, përfitimet do të ishin të rëndësishme edhe për 22-vjeçarin, pasi mendohet që në rast të gjetjes së marrëveshjes, paga vjetore e Grezdës do të katërfishohej. Përveç përforcimit të ekipit, me afrimin e Grezdës synohet të shlyhet edhe gabimi i bërë gjatë verës së vitit të kaluar, kur djaloshi nga Gjakova u transferua te Osijeku për vetëm 500 mijë euro nga Lokomotiva e Zagrebit, klubi satelit i Dinamos.
Një talent që e kishin përpara syve, por që nuk mori vlerësimin e duhur në ato momente dhe që tashmë vlerësohet si një yll i së ardhmes në kryeqytetin kroat, përkrah emrave si Ante Ćorić, Mario Gavranović dhe Armin Hodžić. Me Osijekun që po lufton për një vend në kupat e Europës, por edhe të vendosur përballë një revolte të mundshme të tifozëve, drejtuesit e klubit njoftuan se nuk kanë ndërmend ta shesin Grezdën. Megjithatë, nëse oferta prej 2 milionë eurosh do të paraqitej zyrtarisht, akordi do të ishte drejt formalizimit.
Nëse kalon te Dinamo Zagreb, ku do ti bashkohej dy shqiptarëve Amir Rrahmani dhe Arijan Ademi, Eros Grezda do të kishte shansin që në këtë sezon të fitonte edhe titullin e parë kampion në Kroaci./supersport
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20