Dino Koubatis: Popujt mund të
bashkëjetojnë, politika i ngatërron

Dino Koubatis: Popujt mund të<br />bashkëjetojnë, politika i ngatërron
Shkrimtari grek Dinos Koubatis ka promovuar romanin e tij “Flakët e Izmirit” në Panairin e librit “Tirana 2015”. Të pranishëm në panair ishin ambasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidas Rokanas, studiuesit Behar Gjoka dhe Dorjan Kocci dhe presidentja  shtëpisë botuese “Toena”, Irena Toçi që botoi librin e autorit grek në gjuhën shqipe.

“Teksti në këtë libër tërheq vëmendjen tek ngjarjet e vitit 1942, por është ndërtuar në mënyrë të tillë që lexuesi të reagojë i pavarur”, tha ambasadori grek Rokanas. Studiuesi Behar Gjoka tha se “Te ky roman, njeriu dhe popujt janë mbi shtetet, mbi besimet dhe politikat që ngatërrojnë. Mbi të gjitha autori ccmon zemrën e mirë të popullit”. Ndërsa Dorian Kocci e vlerësoi librin “Flakët e Izmirit” për gjuhën e sinqertë, për të vërtetën dhe mbi të gjitha për kritikën e megalloideve. Autori duket sikur mban mend gjithccka ccfarë ndosh në rajon. Në këtë libër Dinos Koubatis sjell në vëmendje ikjen e grekëve nga Izmiri në vitet 1920.

“Flakët e Izmirit” është një libër që shkruan mbi ngjarjet e vitit 1922. Ky është libri i dytë i shkrimtarit grek Dinos Kubatis, që i referohet historisë së vitit 1922-1923. I interesuar për historinë e Greqisë dhe atë botërore, shkrimtari grek rrëfen dramën e shkatërrimit të Izmirit dhe gjithë Azinë e Vogël që i përkiste popullit grek. Ai e sjell në vëmendje si një nga ngjarjet më tragjike të historisë së Greqisë dhe asaj botërore.

“Izmiri dhe qytetet e tjera që i mori Turqia, sepse qe interesuar që pasurinë e tyre, se në atë kohë Stambolli dhe Izmiri vazhdonin të ishin qendra kulturore, dhe paralelisht edhe qendra tregtare. Në Izmir në veçanti ishin zhvilluar shumë kultura dhe tregtia. Të gjitha shtetet europiane, kishin krijuar banka në Izmir, ishte si një Paris të Vogël siç thonin vetë banorët. Papritur, me shtysë të Fuqive të Mëdha që donin të hynin në Azi për të shfrytëzuar naftën, planifikuan shkatërrimin e Azisë së vogël”, tha Koubatis.

Ai kujton sesi  janë vrarë 6000 mijë ushtarë francezë që kishin shkuar të mbronin grekët. “Izmiri mori flakë, jo nga ushtria turke, por nga disa çeta që ishin pajisur me armë. Hynë në Izmir dhe therën, vranë e përdhunuan, duke mos llogaritur asgjë, të gjitha u dogjën për një natë. Peshkopin e Izmirit, kaçakët donin ta dënonin, e morën e varën në një pemë dhe i hoqën lëkurën.”, rrëfen Koubatis ngjarjen tragjike.

Shkrimtari grek tha ndër të tjera se nuk dua të jap zgjidhje apo të shkruaj historinë, por të tregoj se “njerëzit pavarësisht nga feja apo fisi ku bëjnë pjesë, nuk kanë arsye që të jenë armiq dhe të luftojnë njëri-tjetrin.

Çdo politikë që ndiqet, ndiqet nga qeveria, nga shtetet, por jo nga populli. Popujt mund të bashkëjetojnë, por politika krijon armiqësi mes popujve.” Dramaturg dhe shkrimtar i njohur Koubatis para 22 vitesh i nisi lidhjet me Shqipërinë me një grua shqiptare Luljeta Nuraj, që sot është bashkëshortja e tij. Tani Shqipëria për të është një lidhje e pandërprerë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)