Dioguardi: Berisha ka bllokuar
drejtësinë, kontrollon gjyqtarët

Dioguardi: Berisha ka bllokuar<br />drejtësinë, kontrollon gjyqtarët
Ish-kongresmeni amerikan Joseph J. Dioguardi, një mbështetës i fortë i Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, ka sulmuar ashpër Sali Berishën.

Ai thotë se Berisha ka bllokuar reformën në drejtësi.

Në Shqipëri do të mbajnë një Samit të Diasporës. Jam i lumtur që po përpiqen të bashkojnë njerëz nga e gjithë bota. Por çfarë është gjëja kryesore që Rama kërkon t’u thotë të gjithëve në atë samit? Ejani dhe investoni në Shqipëri.

Ai duhet ta dijë se shqiptarët kanë investuar tashmë dhe kanë humbur shumë para. Ata nuk mund t’u besojnë gjykatësve, nuk mund t’i besojnë sistemit të drejtësisë. Më në fund ata thonë se do të kenë reformë në drejtësi. Berisha e ka bllokuar gjithmonë reformën në drejtësi.

Ai mund të jetë edhe më keq se Rama, me aq sa di unë. Unë nuk kam qenë më atje prej vitesh dhe nuk dua të përfshihem në politikat e tyre. Përderisa nuk zhdukni korrupsionin, si mund t’u kërkoni shqiptarëve të diasporës që të vijnë e të investojnë
”, thotë ai në një intervistë.

Më kujtohet kur shkova në Shqipëri për të ndihmuar Berishën që të zgjidhet dhe të rrëzojë sistemin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dy herë. Herën e parë në vitin 1991 dhe unë drejtova delegacionin e monitoruesve të zgjedhjeve dhe ne e dinim se zgjedhjet nuk ishin të drejta sepse komunistët kontrollonin gjithçka, edhe median.

Zëri i Popullit shkruante vetëm për Ramiz Alinë. Unë u ktheva dhe i tregova kongresmenit Lantos se ato zgjedhje nuk ishin të mira. Dhe ne thamë se zgjedhjet duhen mbajtur sërish. Departamenti i Shteti ra dakord me mua. Delegacioni i ish-kongresmenëve që unë drejtoja së bashku me ish-kongresmenin Bigna, gjithashtu.

Ajo që ndodhi pastaj, është se ata thanë zyrtarisht që zgjedhjet nuk ishin të mira dhe duhen mbajtur sërish. Dhe ne na u desh të ktheheshim sërish në vitin 1992.

Çfarë i thashë Berishës kur u ktheva për së dyti? Të lutem zoti Berisha, të lutem krijoni një sistem politik si në SHBA. Mos u mundo të miratosh një kushtetutë ndryshe.

Bëj të njëjtën gjë si ne. Jo. Ai kishte idetë e tij. Ai donte të kontrollonte gjykatësit dhe sistemin e drejtësisë dhe tani ndodh që ka gjithë atë korrupsion.

Sepse njerëzit thonë mund të marrim një avokat për një copë letër që na duhet dhe paguajnë gjykatësin që ta marrin atë copë letër dhe ky quhet korrupsion
”, vijon më tej ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh