Diola Dosti hap dyert e shtëpisë, pasionet, 3 vajzat, porositë e gjyshes dhe ‘ilaçet’ që s’gjenden në farmaci

E ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionistja e njohur, Diola Dosti, e cila hapi derën e shtëpisë së saj, duke rrëfyer shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për të. Sapo futesh në shtëpinë e saj gjen portretet e fëmijëve dhe të prindërve të Diolës, imazhe që sipas saj i japin shumë energji të mirë, edhe në ditët që mund të jetë jo shumë e qetë.

”Në shtëpinë time nuk do gjeni lëngje, aktualisht mund t’ju shërbej një multivitaminë apo qumësht” tha Diola me shaka, si për të përforcuar idenë që dieta e saj është shumë strikte. Mëngjesi i Diolës nis me shkundjen e çarçafëve, njësoj si rituali i gjysheve dikur, edhe pse sot jeton në pallat. ”Shkundja e çarçafëve është një ritual ditor dhe kush më ka ndjekur në BBV e di që unë për një muaj e disa ditë e bëja çdo mëngjes, ndërsa është një ritual që ma kanë lënë gjyshet që e praktikonin çdo ditë” tha Diola, duke shtuar se gjyshet nuk e dinin punën e qelizave të vdekura, por thonin se duheshin larguar mbeturinat e natës.

”Ritual shumë të rëndësishëm ditor kam dhe diellin që dua t’i rri përpara, pasi më jep shumë energji, psh ka njerëz që janë të lidhur shumë me hënën, unë jam e lidhur me diellin” tha Diola, teksa theksoi se dalja në diell është gjëja e parë që bën për të nisur ditën, më pas vazhdon meditimin në verandë, apo në ballkon nësë është koha e mirë, ose e bën në dhomë, duke dëgjuar një lloj muzike që e çon në një gjendje të paqtë. Diola tregon se është shumë e sistemuar dhe se mban axhendë ditore për të gjithë gjërat që bën, teksa me shaka vajzat i thonë shpesh që Diola t’i fusë në axhendë herë pas here.”Nga e hëna në të premte jam shumë e ngarkuar dhe ditën e kam të planifikuar, teksa axhenda përgatitet një javë përpara” shtoi Diola.

Por cila është dieta ushqimore e Diolës në një ditë?

“Më ndodh që gjatë ditës të ha dhe vetëm një vakt në orën pesë, por kryesisht mëngjesi im nis me ujë me limon ndonjëherë i shtoj dhe fara chia dhe më pas konsumoj përgjatë ditës nga ora 12.00 deri në orën 18.00 fasule larushe, bizele, karrota, patate, apo thjerrëza me të gjitha ngjyrat, këto janë pjatat bazike, por herë pas here kam dhe orizin me perime, të shoqëruar më sallatë të stinës, legumet dhe supërat janë të preferuarat e mia” tha Diola gjatë intervistës, duke theksuar se brenda këtij vakti merren të gjitha proteinat, karbohidratet, duke respektuar produktet e stinës. Po çfarë produktesh nuk duhet të mungojnë në tavolinat tona sipas Diolës në këtë sezon?  

“Duhet të jenë patjetër pjesa e bishtajave, e fasuleve, bizelet, patatet, karrotat, vaji i farave të susamit, vaji i farave kia, apo vaji i kokosit” theksoi Diola, duke shtuar se nuk duhen harruar turshitë, meqë është sezoni, veçanërisht turshia e lakrës së kuqe. ”Bamjet gjithashtu janë shumë të mira, veçanërisht për diabetikët, por unë nuk i preferoj personalisht edhe pse kanë vlera ushqyese shumë” tha nutricionistja e njohur.

Më pas Diola foli dhe për përqafimin si një ritual të domosdoshëm për të marrë energjinë e mirë të dikujt duke të ndihmuar shumë në mirëqënie. Diola foli dhe për momentin e vështirë kur humbi gjyshen, pak pasi doli nga shtëpia e BBV, teksa e kaloi atë moment me poezitë dhe tingujt e Rumi-t, pa harruar muzikën që për Diolën është terapi e shpirtit. Në fund të intervistës Diola i bëri dhe një apel nutricionistit të njohur Altin Joka që kurrë të mos heqë dorë nga puna e tij e mrekullueshme, pasi po jep një kontribut shumë të rëndësishëm, pasi sipas saj është një nga nutricionistët më të mirë dhe i vetmi që e shoqëron punën me pasion duhe ndihmuar shumë njerëz.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja