Diploma e Bossit, ekspertim
firmave të rektorit e sekretaresreferohen Shqiptarja.com 

Diploma e Bossit, ekspertim<br />firmave të rektorit e sekretaresreferohen Shqiptarja.com 
TIRANE- Prokuroria e Tiranës, do të kryejë ekspertim të firmave të lëshuara nga ish-rektori Marenglen Spiro si dhe nga disa sekretare të universitetit “Kristal”, pasi janë të dyshuarit kryesore si personat që kanë lëshuar diplomën tre vjeçare. Ndërkohë, që dyshimet flasim për një person tjetër që ka firmosur në emër të Renzo Bossit.

Renzo Bossi, rezulton se nuk ka hyrë asnjë ditë në Shqipëri dhe jo më të ketë kryer tre vite studime në një universitet të këtij vendi. Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka sekuestruar dje të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë universitetit “Kristal” ku nga verifikimi ka rezultuar se Bossi ka përfunduar studimet për degën e “Menaxhimit Biznes”. Mirëpo ajo që ka ngritur dyshime të forta për akzuën e falsifikimit dhe korrupsionit, është se nga verifikimi në sistemin elektronik TIMS, del se Renzo Bossi nuk ka qënë asnjë ditë në Shqipëri. Burime nga prokuroria e Tiranës thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se shumë shpejt do i kërkojnë institutit të policisë shkencore që të kryejnë ekspertimin e firmave që ndodhen mbi diplomën si dhe mbi dokumentacionin e regjistrimit, ku Renzo Bossi është personi nënshkrues. “Nga dokumentacioni që disponojmë, kemi ngritur dyshime se një person tjetër mund të jetë autorizuar nga shtetasi Italian për të firmosur në emër të tij, me qëllim përpilimin e dokumentacionit falso, prej nga del se ka përfunduar studimet e larta”-thanë burimet pranë prokurorisë.

PYETJA E ISH REKTORIT
Ndërkohë pritet që rreth kësaj ëështjem penale, të japin deklarime ish-rektori i këtij universiteti Marenglen Spiro, sekretarja që ka bërë regjistrimin e emrit në regjistër si dhe disa nga pedagogët që japin lëndë mësimore në degën “Manxhim Biznesi” pranë universitetit “Kristal”. Burimet, shtojnë se dëshmitë e tyre do të ballafaqohen edhe me dokumentacionin e sekuestruar dhe më pas nëse do jetë nevoja do i drejtohen me një letërporosi autoriteteve italaine për të mësuar më shumë rreth mekanizmit të paisjes me diploma false nga i arrestuari Renzo Bossi.

HETIMI I PROKURORISE
Hetimi i prokurorisë së Tiranës pritet të hedhë dritë edhe mbi rastet e tjera ku mendohet se persona të ndryshëm janë rregjistruar me dokumenta falso. Burimet thonë se aktualisht hetimi është në hapat e para dhe se ende nuk është mbledhur informacioni i nevojshëm, por akuza paralajmëron se hetimi do jetë gjithë përfshirës dhe pa përjashtuar njeri. Pritet që në periudhën në vashdim, prokuroria e Tiranës të dalë me një konkluzion konkret rreth skandalit të paijes me diploma false nga universiteti “Kristal”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi