TIRANE- Pas 7 muajsh hetime prokuroria e Tiranës nuk arrin të zbardhë rrugën që ka ndjekur Renzo Bosi, djali i ish kreut të Lega Nord në Itali të regjistrohet dhe më pas të pajiset me diplomë në universitetin “Kristal” pa qenë asnjëherë në Shqipëri. Një e përditshme shqiptare shkruan sot se prokuroria ka vendosur të pushojë hetimin deri në pritje të marrjes në pyetje të vetë Renzo Bosit, ndërkohë që çon në gjykatë vetëm sekretaren e Universitetit “Kristal”
Në cilësinë e arkivistes dhe më pas të sekretares pranë këtij universiteti prokuroria akuzon shtetasen Jonida A për falsifikim të dokumenteve. Nga ekspertimi rezulton se emri i Renzo Bossit është regjistruar në regjistrin e Universitetit prej saj, ndërsa gjithçka ka ndodhur para dhe pas regjistrimit në universitet mbetet e paqartë.
Mënyra sesi dokumentet e Bossit kanë përfunduar në sekretariat të Universitetit dhe personat që kanë ndjekur procesin duke bërë të mundur dhe diplomimin e tij, kur ai nuk ka shkelur asnjëherë në Shqipëri pritet të bëhen të qarta vetëm me marrjen në pyetje të Renzo Bossit. Prandaj prokuroria ka dërguar në Itali një letërporosi ku i kërkohet autoriteteve italiane të marrë në pyetje Renzo Bosin. Deri atëherë dosje do të jetë e pushuar.
Renzo supozohet se i ka nisur studimet në vitin 2007 dhe emri i tij është shënuar me numrin e amzës 482. Ai ëështë diplomuar me rezultatet maksimale në degën e Menaxhim biznesit në vitin 2010.
Gjatë hetimit janë marrë në pyetje të gjithë pedagogët e Ekonomikut pranë Universitetit “Kristal” të cilët kanë dhënë mësim gjatë periudhës që përkon me studimet e Renzo Bossit, por askush prej tyre nuk ka mundur ta identifikojë, ndërkohë që vetë ai Renzo, ka pranuar se nuk ka qenë asnjëherë në Tiranë.
Të njëjtën gjë kanë thënë edhe ish drejtuesit e universitetit “Kristal” përfshi edhe ish rektori që ka firmosur diplomën e Bosit. Administrata është shprehur se askush nuk e kujton Renzon në auditore, edhe pse në sekretari janë gjetur disa dokumente të cilat nuk dihet si kanë përfunduar aty. Pavarësisht kësaj prokuroria nuk ka arritur të zbardhë rrugën që ka ndjekur Bossi për tu pajisur me një diplomë.
Skandali mbi diplomnë e Bossit u zbulua pasi prokuroria italiane sekuestroi në kasafortën e Umberto Bossit, diplomën që i biri kishte marrë pranë universitetit “Kristal”. Edhe pse nuk flet asnjë fjalë shqip dhe nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri ai kishte arritur të merrte me rezultate maksimale 29 provimet që kishte dhënë gjatë studimeve 3 vjeçare në këtë Universitet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com