Diploma e Bossit, Spiro: Nuk
e kam firmosur, është false

Diploma e Bossit, Spiro: Nuk <br />e kam firmosur, është false
TIRANE - Thellohet hetimi lidhur me skandalin e paisjes me diplomë falso të italianit Renzo Bossi nga universiteti “Kristal”.Pas administrimit të dokumentacionit njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, ka marë në pyetje ish-rektorin e këtij universiteti Mareglen Spiro, i cili është dhe personi që ka firmosur diplomën të Bossit. Pyetja e Spiros, mësohet se është kryer në ambjentet e prokurorisë, ku përgjatë 1 orë e 30 minuta ai ka dhënë shpjegime lidhur me mënyrën e funksionimit të universitetit “Kristal” dhe firmosjes së diplomës nga ana e tij. Në dëshminë e tij Mareglen Spiro ka pohuar se ai nuk mbante mënd të kishte pasur ndonjë student italain, duke shtuar se diploma mund të jetë falcifikuar nga ndonjë falcifikator në kryeqytet. Mirëpo i pyetur rreth faktit se si është e mundur që emri i Renzo Bossit figuron në rregjistrat e univeristetit, ish-rektori Spiro ka pohuar se ai nuk merej me anën administrative të universitetit dhe se s’mban përgjegjësi për emrat që shkruajnë sekretaret e degëve përkatëse që janë në këtë universitetit. Ndërkohë që shumë shpejt prokuroria e Tiranës pritet të marë përgjigje nga laboratori i policisë shkencore, lidhur me kërkesën e ekspertimit të firmave të sekretareve dhe zyrtarëve më të lartë të këtij universiteti.

PYETJA E PEDAGOGËVE
Pas administrimit në dosje të dëshmisë së ish-rektorit të universitetit “Kristal”, pritet që gjatë kësaj jave dhe në vazhdim hetuesit e prokurorisë të pyesin dhe persona të që mendohet se kanë dijeni rreth këtij skandali. Ato që priten të hedhin dritë mbi çështjen e paisjes me diplomë falso të italianit Renzo Bossi do jenë dëshmitë e rreth 30 pedagogëve që mendohet se i kanë “dhënë mësim” italianit. Krahas, këtyre prokuroria e Tiranës ka parashikuar të marë në pyetje sekretaren, dekanin e degës së Ekonomikut si dhe drejtues më të lartë të këtij dikasteri. Në sistemin TIMS, prokuroria ka provuar se italiani Bossi nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, ndërkohë që janë ngritur dyshime të forta se një person i autorizuar prej tij ka ndjekur të gjithë procedurën e falcifikimit të dokumentacionit dhe diplomës, kundrejt shumës fananciare, për të cilën prokuroria ende nuk ka një shifër konkrete. Ndërkaq nëse do jetë e nevojshme burime pranë prokurorisë thanë se do i drejtohen me një letërporosi autoriteteve italine me qëllim pyetjen për llogari të palës shqiptare të Renzo Bossit, i cili edhe pse nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri ka arritur të marë nga universiteti “Kristal”.

AVOKATI ME PROKURË
Ajo që prokuroria ka zbuluar deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi është se një person është autorizuar nga Renzo Bossi apo sekserët italinë që të ndjekë të gjithë procedurën e dokumentacionit me qëllim nxjerjen e diplomës falso nga universiteti “Kristal”. Sipas prokurorisë së Tiranës, ky person është një avokat që ka mbiemrin Drago, por prokuroria spranon të bëjë publik emrin e tij për shkak të kompleksitetit të ngjarjes. Drago është autorizuar nëpërmjet një prokure të lëshuar nga Renzo Bossi dhe se me të ai ka përfaqësuar italianin në të gjitha institucionet ku shkonte. Nuk ndihet nëse avokati Drago ka hyrë edhe në ambjentet mësimore, duke përfaqëuar Renzo Bossin, por kjo gjë mbetet për tu verifikuar nga prokuroria e Tiranës.

HETUESIT NË MINISTRI
Tre ditë më parë hetues të prokurorisë së Tiranës kanë shkuar në ambjentet e Ministrisë së Arsimit, ku kanë bërë sekuestrimin e disa dokumentave mes tyre dhe një kopje të rregjistrit ku inventarizohen të gjitha diplomat e universiteteve shtetërore por dhe private. Qëllimi i këtij sekuestrimi është krahasimi i rregjistrit me dokumentacionin e sekuestruar në universitetin “Kristal”, prej nga ka dalë dhe diploma tre vjeçare e Enzo Bossit. Momentalisht burime pranë prokurorisë thanë se ende nuk e kanë bërë një ballafaqim të tillë, por thanë se shumë shpejt ai do kryhet, duke sjellë më pas dhe marjen në pyetje të dhjetërave personave që dyshohet se janë të dyshuar për akuzën e korrupsion dhe falcifikimit të dokumentave. Veç, ish-rektorit Mareglen Spiro deri në këto momente asnjë nga përfaqësuesit e universitetit “Kristal” nuk është marë në pyetje nga prokuroria e Tiranës, pasi kjo e fundit është në fazën e administrimit të të gjithë dokumentacionit.

(aq/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?