Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka shtrirë hetimet e saj në Itali, lidhur me skandalin e paisjes nga universiteti “Kristal” me diplomë false të Renzo Bossit. Prokuroria ka dërguar në Itali një letërporosi ku kërkon nga drejtësia e këtij shtetit marjen në pyetje të italianit Renzo Bossi dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit të sekuestruar, i cili bën fjalë lidhur me falsifikimet e diplomës. Pritet që nga kthimi i përgjigjes dhe pyetjes së dhjetëra personave, pedagogë dhe punonjës të tjerë të këtij universiteti, prokuroria do të marrë në pyetje dhe pronarët e këtij institucioni.
/Shqiptarja.com








