Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400. Por vendi i takimit të tyre është ai që tërheq vëmendjen.
Dy nga liderët botërorë do të flasin për mbrojtjen e vendeve të tyre duke ngrënë peshk në një restorant në Stamboll.
Miku yt i dashur, Recep Erdogan, kërkon të të përshëndesë. Shpresoj që ta vizitoni Stambollin shumë shpejt. Do të rishikojmë marrëveshjen teksa darkojmë në një restorant peshku.
![]()
Erdogan
Por historia e restorantit të peshkut nuk lindi rastësisht, ajo vjen në një kohë kur Putini i kujtoi homologut të tij turk se dikur ai e ftoi të hanin së bashku në një restorant peshku. Në momentin kur Erdogani rikonfirmoi ftesën e tij, Putin theksoi se fillimisht duhet të zgjidhet çështja me eksportet e mishit në Turqi.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po fuqizohen shumë, kjo pas acarimit të marrëdhënieve me SHBA-të dhe me presidentin Trump.
/Shqiptarja.comKomente

