Diplomacia e BE-së s’ndal tensionet e Azerbajxhanit dhe Armenisë! Putini pret sërish për negociata dy liderët e vendeve
Presidenti rus, Vladimir Putin
Edhe pse në samitin e Pragës, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron patën një bisedë për negociata mesa duket, ende nuk ka qetësi mes vendeve plot tensione.
Kremlini konfirmoi të premten se presidenti rus Vladimir Putin do të presë ditën e hënë bisedimet në Soçi të Rusisë midis liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Me iniciativën e palës ruse, negociatat trepalëshe mes Putinit, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, do të mbahen më 31 tetor në Soçi”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.
Konfilktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të pranishme në 3 dekadat e fundit, ku mes dy vendeve janë zhvilluar dy luftëra në rajonin e Nagorno-Karabakh.
Përleshjet vdekjeprurëse të majit shtator përgjatë kufirit mes dy vendeve kanë rritur frikën për një konflikt të ri. Rusia bëri të ditur se në takimin e së hënën do të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar, si dhe "hapat e mëtejshëm për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë" në Kaukaz.
Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.9%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4193
Lajme të tjera
-
Samiti BE-Ukrainë: Bisedime në territorin e luftës
2 Shkurt, 19:15
-
Vladimir Putin: Pavarësisht propagandës së perëndimit, Rusia ka shumë miq në Evropë dhe në botë
2 Shkurt, 16:48
-
Macron rrit moshën e pensioneve, protesta masive zhvillohen në mbarë Francën kundër reformës së tij
31 Janar, 18:59
-
Peskov i përgjigjet kancelarit gjerman: Putin mbetet i hapur për bisedime që i hapin rrugë negociatave për paqe
29 Janar, 13:14
-
Kancelari gjerman: Do të flas sërish me Putinin për t’i kërkuar të ndalojë luftën në Ukrainë
29 Janar, 09:34
-
Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Balliu: Rama njësoj si Deripaska! Dënojmë këto akte tradhtie të kryeministrit ndaj Shqipërisë dhe SHBA
28 Janar, 16:00
-
Ish-kryeministri bullgar: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në Maqedoninë e Veriut
28 Janar, 15:42
-
Sulm në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, vritet shefi i Sigurisë, plagosen dy roje
27 Janar, 10:04
-
Bisedë telefonike mes Biden, Scholz, Macron, Meloni dhe Sunak! Biden: Rusët të kthehen mbrapsht në vendin e tyre
25 Janar, 17:10
-
Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?
24 Janar, 07:37
-
Macron dhe Scholz: Do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
22 Janar, 13:16
-
Brenda ‘Game of thrones’ për pasuesin e Vladimir Putinit në Rusi
21 Janar, 10:44